BE-ja dhe OSBE-ja i rekomandojnë Kuvendit të nis një draft të ri të ligjit për KPM-në

27 maj 2024 | 12:03

Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (BE) përmes një njoftimi kanë mirëpritur opinionin ligjor të përgatitur nga Këshilli i Evropës (KE) për projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

Në njoftim është thënë se ata mbështesin qëllimin e projektligjit për të harmonizuar legjislacionin e Kosovës me dispozitat përkatëse të BE-së, duke përfshirë Direktivën e shërbimeve audio-vizuale.

“Megjithatë, siç thekson raporti i KiE-së, nevojitet më shumë punë në draft për të siguruar që ai as të minojë pavarësinë e KPM-së dhe as të mos krijojë mospërputhje ligjore. Ne rekomandojmë që Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale, Media dhe Zhvillim Rural të Kuvendit të lërë kohë për shqyrtimin e duhur të raportit dhe konsultimin me palët e interesuara të sektorit të medias, në mënyrë që rekomandimet e tij më pas të pasqyrohen në një draft të ri”, është thënë në njoftim.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas votimit të suksesshëm për avancimin e statusit të Kosovës…