BE-ja dhe Qeveria e Kosovës sot nënshkruajnë kontratën 26.5 milionë euro për luftimin e Covidit
20 nëntor 2020
| 08:17
Shefi i Zyrës i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nënshkruajnë sot një kontratë me vlerë prej 26.5 milionë eurosh.
Kontrata është e dizajnuar për t’i përkrahur përpjekjet e qeverisë për adresimin e pasojave ekonomike të pandemisë Covid-19.
Pagesa e parë prej 20.5 milionësh pritet të realizohet para fundit të këtij viti.
BE-ja edhe më herët kishte ndarë mjete financiare, por edhe logjistike për Kosovën për ta ndihmuar në luftimin e pandemisë Covid-19.