BE-ja dhe Qeveria ndajnë 45 bursa të reja për studime master në BE
07 mars 2023
| 11:21
45 bursa të reja janë ndarë nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës për studime master në BE për të diplomuar rishtazi dhe nëpunës civilë nga Kosova.
Zura e BE-së në Prishtinë ka njoftuar se 45 bursat ndahen në kuadër të programit Young Cell Scheme (YCS) të bashkëfinancuar nga BE-ja, i cili funksionon që nga viti 2004 dhe nga i cili deri më tani kanë përfituar 364 të reja e të rinj.
Synimi i programit është përmirësimi i punës së administratës publike të Kosovës dhe cilësisë së shërbimeve që ajo u ofron qytetarëve, duke mbështetur arsimimin e lartë të nëpunësve civilë aktualë dhe të ardhshëm.