BE-ja dhe ShBA-ja diskutojnë stacionimin ushtarak të Rusisë rreth Ukrainës

09 janar 2022 | 13:44

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, ka kanë diskutuar rreth stacionimin ushtarak të Rusisë rreth Ukrainës gjatë një bisede telefonike të shtunën, transmeton “Anadolu Agency”.

Telefonata është realizuar përpara takimit të 10 janarit ShBA-Rusi mbi sigurinë, që do të mbahet në Gjenevë.

Borrelli dhe Blinkeni kanë riafirmuar mbështetjen e BE-së dhe ShBA-së për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe theksuan nevojën që Rusia të ulë tensionet dhe të zbatojë plotësisht marrëveshjet e Minskut, ka thënë BE-ja në një deklaratë.

Çdo agresion i mëtejshëm ushtarak kundër Ukrainës do të ketë pasoja masive dhe kosto të rënda, thuhet në deklaratë.

Dy shefat e diplomacive kanë diskutuar gjithashtu angazhimet diplomatike dypalëshe dhe shumëpalëshe pas propozimeve të paraqitura nga Federata Ruse në lidhje me pikëpamjet e Moskës për marrëveshjet e sigurisë në Evropë.

Ata kanë nënvizuar partneritetin e qëndrueshëm të ShBA-së dhe BE-së dhe angazhimet e përbashkëta për sigurinë transatlantike dhe për t’u përballur me sfidat e përbashkëta të sigurisë.

Ata po ashtu kanë rënë dakord që çdo diskutim për sigurinë evropiane do të bëhet në koordinim dhe me pjesëmarrjen e BE-së, si dhe për të mbajtur kontakte të ngushta në të gjitha fushat prioritare.

Rusia pushtoi dhe aneksoi Gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014 dhe mbetet autoriteti de fakto atje. Moska atë vit filloi gjithashtu të mbështesë forcat separatiste në Ukrainën lindore kundër qeverisë qendrore, një politikë që ajo e ka vazhduar gjatë tetë viteve të fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët konsumatorë duhet të kenë kujdes gjatë blerjeve të produkteve…