BE-ja dhe ShBA-ja kritikojnë përpjekjen për kthimin e atletes në Bjellorusi

03 gusht 2021 | 11:31

Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara (ShBA) kanë kritikuar ashpër përpjekjet për të detyruar atleten, Krystsina Tsimanouskaya, që nga pjesëmarrja në Olimpiadën e Tokios të kthehet në Bjellorusi.

BE-ja dhe ShBA-ja e kanë parë këtë veprim si një shembull tjetër të shtypjes që po bën regjimi i Alyaksandr Lukashenkas.

Më 2 gusht, Tsimanouskaya është strehuar në Ambasadën e Polonisë në Tokio pasi ka refuzuar kërkesën e trajnerëve të saj për t’u kthyer në Minsk.

Tsimanouskaya ka shprehur frikën se mund të përballet me arrestimin në vendin e saj për kritikat që ajo bëri në mediat sociale pas vendimit të trajnerëve të saj për të hyrë në të në një garë për të cilën nuk ishte e përgatitur.

Nabila Massrali, një zëdhënëse e shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se incidenti ishte një shembull tjetër se si regjimi i Lukashenkës “godet të gjitha kategoritë e shoqërisë bjelloruse, përfshirë atletët”.

Në ShBA, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se qeveria e Lukashenkës ka kryer “një akt tjetër të shtypjes”.

Veprime të tilla “shkelin frymën olimpike, janë një fyerje ndaj të drejtave themelore dhe nuk mund të tolerohen”, ka thënë Blinken përmes një postimi në “Twitter”.

Tsimanouskaya, 24 vjeç, është parë duke hyrë në Ambasadën Polake pasi më parë kishte kërkuar ndihmë ndërkombëtare për të shmangur fluturimin drejt Bjellorusisë.

Zëvendësministri i Jashtëm polak, Pawel Jablonski, ka konfirmuar se vendi i tiji ka lëshuar Tsimanouskaya një vizë humanitare.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka kërkuar një shpjegim nga Komiteti Olimpik Kombëtar Bjellorus (NOC), i cili udhëhiqet nga djali i madh i Lukashenkës, Viktar.

Aktivistët kanë thënë se Tsimanouskaya do të fluturojë më 4 gusht në Poloni, ku planifikon të kërkojë azil.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka filluar me…