BE-ja dhe shtetet anëtare të saj të tregojnë vullnet politik për heqjen e vizave për Kosovën
Në ditën e Evropës, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka përmendur edhe njëherë padrejtësinë që po i bëhet Kosovës me mos-heqjen e vizave.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, presidenti ka thënë se shtetet e BE-së duhet të tregojnë lidership dhe vullnet politik për heqjen e vizave për Kosovën.
Thaçi po ashtu ka shtuar se çdo ditë të Evropës, Kosova shpreh gjithherë përkushtimin e saj për rrugën integruese në BE.
“Çdo ‘Ditë të Evropës’ ne në Kosovë rishprehim edhe njëherë përkushtimin tonë në integrimin evropian dhe atë perëndimor. Si populli më pro-evropian në regjion, ne presim nga BE-ja dhe shtetet anëtare të saj të tregojnë vullnet politik për heqjen e vizave për Kosovën dhe dhënien e statusit të kandidatit”, ka shkruar Thaçi.
(M.Q / Epoka e re)