BE-ja dhe UNDP-ja dhurojnë dy klinika mobile për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara

18 nëntor 2021 | 14:29

Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) kanë dorëzuar dy klinika mobile përmes së cilave do t’u ofrohen shërbime për personat e moshuar dhe ata me aftësi të kufizuara. Klinikat mobile do të menaxhohen nga organizatat joqeveritare “Nënë Tereza” dhe “Handikos”.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Suzynog, ka thënë se përmes këtyre klinikave mobile synojnë edhe uljen e pabarazisë sociale.

“Synimi kryesor i këtyre klinikave është që të ofrojë shërbime të bazuara nën nevojë që mundësojnë zbritjen e pabarazisë sociale dhe arritjen të ata që jetojnë në zonat rurale. Në fakt, OJQ-të do të menaxhojnë këtë shërbim, reflekton rolin kyç që këto organizata luajnë në kohezionin social dhe mirëkuptimi i tillë i grupeve të targetuara i bënë ata për të menaxhuar këto klinika mobile”, ka thënë ai.

Ndërsa Maria Suokko nga UNDP-ja ka thënë se këto dy klinika mobile vetëm sa do t’i zgjerojnë shërbimet e ofruara deri tani përmes klinikave të tjera mobile.

Në anën tjetër zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve Ilir Kapiti, ka thënë se kjo ministri është duke vazhduar procesin e licencimit të organizatave joqeveritare në fushën e shërbimeve sociale.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një çift i martuar izraelit, i ndaluar në Turqi nën…