BE-ja dhe UNDP-ja do t’i ndihmojnë 7 500 familje të varfra në Kosovë

23 maj 2021 | 17:11

Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojnë zyrtarisht veprimin e përbashkët për të ndihmuar qytetarët, veçanërisht të prekurit nga pandemia Covid-19. Ngjarja do të mbahet nesër (e hënë), në lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës, duke filluar në orën 14:00.

Projekti i Ndihmës Humanitare (HAP) i financuar nga BE-ja dhe i implementuar nga UNDP-ja do të sigurojë burime njerëzore shtesë për Qendrat e Punës Sociale në të gjithë Kosovën, përkatësisht 40 vullnetarë të OKB-së/punonjës socialë dhe mbështetje të përkohshme për rreth 7 500 familje që jetojnë në varfëri të skajshme,  duke shpërndarë çdo muaj, gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, kuponë për ushqim, higjienë dhe artikuj të tjerë të nevojshëm nga muaji maj 2021.

Në ngjarje do të marrin pjesë Tomas Szunyog, shef i zyrës së BE-së në Kosovë, Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë dhe përfaqësues të tjerë të zyrës së BE-së, UNDP-së, UNV-së dhe institucioneve të Kosovës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 12 maj prokurorët në Maqedoninë e Veriut kanë akuzuar…