BE-ja diskuton për dialogun, Lajçaku viziton Prishtinën dhe Beogradin

09 tetor 2020 | 17:47

Këshilli i BE-së, në nivel ministrash, do të diskutojë të hënën, më 12 tetor, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky diskutim ndodh për herë të parë prej kur Mirosllav Lajçak është emëruar si i dërguar i Posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Lajçak do t’u raportojë ministrave të vendeve anëtare për rrjedhën e dialogut dhe problemet, në të cilat ka hasur deri më tani.

Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë tema e parë e takimit të ministrave evropianë të hënën në Luksemburg.

Pas takimit, javën që vjen, Lajçak do të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin. Këto i ka konfirmuar të premten, një zyrtar i BE-së në kushte anonimiteti, raporton REL.

Sipas zyrtarëve të BE-së, qëllimi i vizitës së Miroslav Lajçakut në Prishtinë dhe Beograd do të jetë zhbllokimi i temës së Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, është një nga lojtarët…