BE-ja do të paguajë mbi 15 euro për një dozë të vaksinës kundër Covidit
Bashkimi Evropian (BE) ka rënë dakord të paguajë 15.50 euro (18.90 dollarë) për dozë për vaksinën Covid-19 të zhvilluar nga “Pfizer” dhe “BioNTech”, ka treguar një dokument i brendshëm i BE-së i rishikuar nga “Reuters”.
Çmimi, i cili është konfidencial dhe është negociuar për një total prej 300 milionë doza, është pak më i ulët se 19.50 dollarë për dozë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord të paguanin për një dërgesë të parë prej 100 milionë doza të së njëjtës vaksinë, shkruan “Reuters”.
Dokumenti i Bashkimit Evropian i datës 18 nëntor po qarkullonte brenda pasi BE-ja ka njoftuar i marrëveshjen e saj të furnizimit me “Pfizer-BioNTech” më 11 nëntor.
Rregullatori i ilaçeve i BE-së, pritet të vendosë të hënën për miratimin e vaksinës “Pfizer”, pasi autorizimi është lëshuar tashmë në disa vende, sikurse në Britani dhe në ShBA.