BE-ja do të vazhdojë shfrytëzimin e objekteve aktuale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, kanë nënshkruar marrëveshje që ia mundëson Zyrës së BE-së në Kosovë vazhdimin e qëndrimit në kushtet e tanishme.
Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, ka falënderuar Qeverinë dhe popullin e Kosovës për vlerësimin e kontributit të BE-së.
“Nënshkrova marrëveshje me Albin Kurtin dje për t’ia mundësuar Zyrës së BE-së në Kosovë vazhdimin e qëndrimit në kushtet e tanishme. Mirënjohës ndaj qeverisë dhe popullit të Kosovës për këtë shenjë vlerësimi për kontributin e BE-së për zhvillimin e Kosovës”, ka shkruar Szunyog në llogarinë e tij në “Twitter”.
Signed agreement with @albinkurti yesterday enabling @EUKosovo to continue staying in the current premises. Grateful to Kosovo government & people for this sign of appreciation for EU contribution to Kosovo’s development. pic.twitter.com/3Hsj49E2Ut
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) December 3, 2021