BE-ja do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit, Orav: Riafirmohet përkushtimi ynë për demokracinë

09 janar 2025 | 16:13

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka pritur në takim Misionin e BE-së të Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Kosovë.

Orav ka thënë se ky mision do të monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit, duke riafirmuar përkushtimin e BE-së për demokracinë dhe rëndësinë e një procesi zgjedhor të besueshëm, gjithëpërfshirës dhe transparent.

“I lumtur të mirëpres ekipin kryesor të Misionin e BE-së të Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Kosovë sot. Misioni i Vëzhgimit do të monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke riafirmuar përkushtimin e BE-së për demokracinë dhe rëndësinë e një procesi zgjedhor të besueshëm, gjithëpërfshirës dhe transparent”, ka shkruar Orav në rrjetet sociale.

Bashkimi Evropian (BE) përmes monitoruesve të vetë ka mbikëqyrur zgjedhjet në Kosovë edhe më herët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afati kalimtar i verës pritet të jetë e ndezur gjatë…