BE-ja do t’i vëzhgojë zgjedhjet e 6 tetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nënshkruar marrëveshjen administrative për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme nga vëzhguesit e Bashkimit Evropian (BE).
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është bërë të martën nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, zëvendësshefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, dhe sekretari i ministrisë së Punëve të Jashtme, Fitim Sadiku.
Kryetarja Daka, procesin e vëzhgimit të zgjedhjeve e ka konsideruar si thelbësor në procesin zgjedhor.
Sipas saj, misioni vëzhgues i BE-së në të kaluarën ka dhënë rekomandime serioze për KQZ-në.
Daka ka thënë se procesi zgjedhor do të vëzhgohet edhe nga vëzhgues të partive politike dhe shoqëria civile në Kosovë.
Ndërsa, zëvendësshefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Riccardo Serri, ka thënë se për herë të pesë vjen në Kosovë misioni vëzhgues i BE-së, i cili synon përmirësimin e procesit zgjedhor në vendin tonë.
Sipas tij, zgjedhjet e 6 tetorit do të vëzhgohen nga një ekip bazike e cila pritet të vijë së shpejti në Kosovë, shefin e të cilës do ta zgjedhë shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
/Epoka e re/