BE-ja e gatshme të vendosë sanksione ndaj ShBA-së
Franca dhe Bashkimi Evropian (BE) janë të gatshme t’i përgjigjen Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) duke vendosur sanksione, nëse Uashingtoni refuzon një marrëveshje tregtare, ka thënë ministri francez i Financave, Bruno Le Mer.
“Nëse administrata amerikane hedh poshtë dorën e zgjatur nga Franca dhe BE-ja, ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi me sanksione”, ka thënë Le Mer.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar më 2 tetor se do të vendosin tarifa në mallra të Bashkimit Evropian, në vlerë të 7.6 miliardë dollarëve.
Ky është kapitulli i fundit në betejën 15-vjeçare në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për shkak të subvencioneve të dhëna për kompaninë ajrore “Airbus” dhe kompaninë rivale amerikan “Boeing”.
Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), ka thënë se të dyja palët duhet të tentojnë të arrijnë një marrëveshje.