BE-ja e kujdesshme mbi shanset për marrëveshje me Londrën
Vendet e Bashkimit Evropian janë treguar të kujdesshme sot mbi shanset për të arritur një marrëveshje mbi Brexit, gjatë një mbledhjeje të ministrave në Bruksel në prani të Michel Barnier, i cili negocion për evropianët daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja. “Ne jemi të vendosur që të kemi një marrëveshje, një marrëveshje të mirë, mendojmë se është e mundur. Megjithatë ka mbetur pak kohë”, ka deklaruar Nathalie Loiseau, ministre franceze e Çështjeve Evropiane, para se të mbërrinte në këtë mbledhje.
Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe po punojnë kryesisht për të gjetur një zgjidhje për të evituar rikthimin e një kufiri fizik mes Irlandës, anëtare të BE-së dhe provincës britanike të Irlandës së Veriut.
Ekuacion i vështirë, që synon të mbrojë Marrëveshjet e Paqes të vitit 1998, por që për momentin ka bllokuar bisedimet./lexo.al/