BE-ja e shqetësuar me gjendjen ekonomike në Itali

02 prill 2019 | 16:06

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se është i shqetësuar për ekonominë gjithnjë e më të ngadalshme të Italisë si dhe shfaqi shpresën se qeveria italiane do të marrë masat për përmirësimin e gjendjes.

“Autoritetet italiane duhet të punojnë më shumë në mënyrë që të mbajnë të gjallë rritjen ekonomike në Itali”, ka thënë Junckeri gjatë një konferencë për media pas takimit me kryeministrin italian, Giuseppe Conte.

Komentet e zyrtarit të lartë evropian, janë bërë pasi Organizata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik, në raportin më të ri, tha se ekonomia italiane këtë vit do të ketë rënie prej 0.2 për qind. Kjo organizatë ka bërë thirrje për reforma si dhe angazhim për përmirësimin e gjendjes sa i përket pabarazisë shoqërore.

Raporti i kësaj organizate ishte veçanërisht kritik ndaj skemës së të ardhurave bazë të mbështetur nga Lëvizja “5 Yjet” duke theksuar se kjo do të krijonte dobësim të motivimit për punë dhe krijim të një vargu të varfërisë, për shkak të përfitimeve sociale relativisht të larta në raport me vendet e tjera anëtare të BE.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Termocentrali ‘Kosova e Re’ do të plotësojë kriteret më të…