BE-ja e shqetësuar me projektligjin për pagat në Kosovë
Me kërkesë të Zyrës së Bashkimit Evropian, dje kabineti qeveritar ka shtyrë miratimin e tri projektligjeve që lidhen me reformën e administratës publike.
Zyra e BE-së, në një përgjigje për “KTV”-në, ka thënë se shqetësimet kanë të bëjnë në veçanti rreth projektligjit për pagat.
BE-ja, nëpërmjet Ligjit për Pagat kërkon që të respektohet parimi i pagesës së barabartë për punën e njëjtë, duke e definuar sistemin e pagave dhe mëditjeve në një mënyrë më transparente.
“Draftligji është shumë ambicioz në shtrirjen e tij dhe do të ketë shumë implikime buxhetore. Në këtë aspekt është i rëndësishëm që të bëhet një vlerësim fiskal impakt dhe i duhur dhe që të mbetet qëndrueshmëria fiskale e Kosovës, një shqetësim të cilin ne e ndajmë me palët e interesit dhe partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së në Kosovë.