BE-ja: Është në interes të Kosovës që t’i formojnë me shpejtësi institucionet

24 prill 2025 | 15:29

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se është në interes të Kosovës që formojë me shpejtësi institucionet e saj në mënyrë që të ketë progres në zbatimin e reformave të BE-së dhe po ashtu për Planin e Rritjes.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Guillaume Mercier, ka thënë se në parim nuk komentojnë në punë të brendshme të Kosovës “siç bëjmë me çdo partner”.

“Është në interes të Kosovës që të formojnë me shpejtësi institucionet. Është e rëndësishme për të arritur gjithashtu reformat e BE-së dhe të lëvizë përpara në këtë rrugë”.

Ai ka thënë se formimi i institucioneve në Kosovë është e rëndësishme edhe për çështje të tjera siç është Plani i Rritjes.

“Kosova duhet të konstituojë Parlamentin që të punojë në këtë drejtim po ashtu”, ka deklaruar Mercier.

Kuvendi s’ka arritur ende të konstituohet edhe pas përpjekjes së pestë të mërkurën, e cila u ndërpre për të vazhduar të premten.

Guillaume Mercier (@Guillaume_Mcr) / X

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka ndezur rrjetet sociale me…