BE-ja gjobit kompaninë ‘Google’
Bashkimi Evropian (BE) ka gjobitur me 1.49 miliard euro kompaninë “Google” për konkurrencë të padrejtë. Kjo është hera e tretë që BE-ja ndëshkon gjigantin global të internetit.
Bashkimi Evropian ka thënë se shërbimi reklamues i “Google”, “AdSense”, ka kufizuar ilegalisht paraqitjen e disa reklamave të kompanive rivale.
Shërbimi “AdSense” është ndërmjetësues në mes të reklamuesve dhe pronarëve të faqeve online, duke lejuar paraqitjen e reklamave në faqet përkatëse.
“Sot, komisioni ka ndëshkuar ‘Google’ me 1.49 miliard euro gjobë për keqpërdorim të pozitës së saj dominuese në treg”, ka thënë komsionarja e Bashkimit Evropian për Konkurrencë, Margrethe Vestager.
“Google” ishte ndëshkuar më 2.42 miliardë euro më 2017 dhe një tjetër gjobë prej 4.34 miliardë eurove më 2018.