BE-ja: Hahni është në kontakt me Thaçin dhe Vuçiqin
27 nëntor 2018
| 08:51
Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn është në kontakt me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq ka thënë për ‘Tanjug’ se ata kanë rënë dakord për nevojën urgjente për të qetësuar situatën dhe për të ulur tensionet, transmeton ‘Klan Kosova’.
Ajo ka thënë se komisioneri evropian ofroi ndihmën e tij për të arritur zgjidhje të shpejta dhe praktike për çështjen tregtare.
Ky zhvillim vjen pas vendosjes së taksës 100 përqindëshe ndaj produkteve serbe.