BE-ja heq kufizimet për Shqipërinë, Rama: Shqipëria nuk ndalet më

16 qershor 2021 | 12:42

Kryeministri Edi Rama e ka mirëpritur vendimin e BE-së për t`i hequr kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka shkruar se Shqipëria nuk ndalet më në ngjitjen drejt majës që meriton.

“Bashkimi Evropian ka hequr kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore jashtë BE, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Ia dolëm edhe kësaj sfide, sepse ne, Shqipëria, nuk ndalemi më në ngjitjen tonë drejt majës ku e meritojnë fëmijët tanë”, ka shkruar Rama

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finlanda dhe Rusia do të takohen në kuadër të Grupit…