BE-ja i dhuron donacion veturash Elektroseverit
05 qershor 2024
| 16:36
Bashkimi Evropian i ka dhuruar si donacion katër vetura të përdorura Elektroseverit dhe 1 OJQ-së Mitrovica.
Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Përmes një postimi në platformën “X”, Szunyogu ka deklaruar se këto automjete do të ndihmojnë Elektroseverin të dhurojnë shërbime energjetike për qytetarët e Mitrovicës së Veriut dhe do të ndihmojnë në punët ditore të OJQ-së Mitrovica.
“Kënaqësi t’i dhuroj 4 makina të përdorura për Elektrosever-in dhe 1 për OJQ Mitrovica, dje. Këto automjete do të ndihmojnë Elektrosever-in të ofrojë shërbime të besueshme energjetike për qytetarët në veri të Kosovës dhe do të mbështesin punën e përditshme të OJQ-së Mitrovica në terren”, ka shkruar Szunyog.