BE-ja i dhuron Kosovës 30 respiratorë

04 gusht 2020 | 12:04

Bashkimi Evropian sot i ka dhuruar Ministrisë së Shëndetësisë një kontingjent prej 30 respiratorësh për të ndihmuar Kosovën në luftën kundër Covid-19.

Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj e ka falënderuar BE-në për ndihmën e vazhdueshme që po ia jep Kosovën gjatë kohës se pandemisë, duke thënë se kjo ndihmë do t`i ndihmoj shumë institucionet shëndetësore.

“Kjo ndihmë e sotme dhe ky kontingjent i ventilatorëve do të ndihmojë shumë në organizim, të cilin po e bëjmë së bashku me SHSKUK-në në ndarjen e përgjegjësive për të ndihmuar çdo qytetar që mund të jetë infektuar dhe po përballet me jetën nga pandemia COVID-19”, ka thënë Zemaj.

Ai ka thënë se kjo ndihmë do të lehtësojë dhe punën e profesionistëve shëndetësorë. “Kjo ndihmë është vlerësim i madh, i nevojshëm, i domosdoshëm dhe shpresojmë që çdo jetë e shpëtuar do të jetë falënderim tepër i arsyeshëm dhe i konsiderueshëm për taksapaguesit evropianë dhe për ju që po e ndihmoni Republikën e Kosovës. Me këtë angazhim do të na lehtësoni luftën ndaj pandemisë COVID-19, do t’ua lehtësoni punën profesionistëve shëndetësorë”, ka thënë Zemaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se pas marrjes…