BE-ja i konfirmon Edita Tahirit se shkëmbimi i territoreve nuk është pjesë e agjendës së dialogut

28 gusht 2020 | 17:20

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak i ka thyer përgjigje Lobit Rajonal të Grave të Evropës Juglindore të drejtuar nga Edita Tahiri në lidhje me rolin kyç që gratë kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë në ndërtimin e paqes, veçanërisht në kontekstin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë letër të Lajçakut drejtuar Komitetit Drejtues të LRGEJL-së, theksohet se dialogu në Bruksel nuk do të ketë në agjendë temën e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe BE-ja kërkon një marrëveshje që do të kontribuojë në stabilitetin rajonal, normalizojë marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit dhe do t’iu ndihmojë të ecin përpara në rrugët e tyre respektive evropiane, raporton “Epoka e re”.

Po ashtu, BE-ja siguron angazhimin për të respektuar çështjet gjinore të cilat do të reflektohen në marrëveshje.

Letra e plotë e Lajçakut në shqip e anglisht:

No description available.

No description available.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i…