BE-ja i kundërvihet “Facebook-ut”: Transparencë ose gjobë

21 shtator 2018 | 15:37

“Facebook” duhet të respektojë deri në fund të vitit kërkesën për transparencë në lidhje me kushtet e përdorimit dhe të shërbimeve që do t’u ofrojë përdoruesve, ose Komuniteti Evropian do t’u kërkojë autoriteteve për mbrojtjen e konsumatorit të ndërhyjnë me sanksione.

Është ky ultimatumi i lançuar nga Komisioni Evropian i përfaqësuar nga Vera Jourova, pasi ka konstatuar që, sipas disa investigimeve të bëra shkurtin e kaluar nga “Google”, “Twitter” dhe tani edhe nga “Airbnb”, “Facebook” është i vetmi që ka vetëm ‘progrese shumë të limituara’.

“Durimi im ka arritur limitet. kjo gjë po shkon përpara prej shumë kohësh dhe tani ka ardhur momenti i aksionit konkret dhe jo thjesht premtime. Ndër të tjera nëse ndryshimet e kërkuara nuk do të jenë aktuale brenda fundit të vitit i bëj apel autoriteteve të konsumatorit të reagojnë me shpejtësi dhe të vendosin sanksione për shoqërinë’,  ka thënë Jourova. /lexo.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me nderime të larta shtetërore në varrezat e dëshmorëve në…