BE-ja i shkruan letër Haradinajt për taksën 100 për qind
16 dhjetor 2018
| 15:41
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar një letër të përbashkët nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, komisionerja për tregti Cecilia Malmstrom dhe komisioneri Johannes Hahn, përmes së cilës Kosovës i ofrojnë një opsion për zgjidhjen e problemit të taksës 100 për qind ndaj Serbisë.
Në këtë letër thuhet se emërtimi “UNMIK” në CEFTA të zëvendësohet me “Kosova*”.
Shefi i stafit të Haradinajt, Avni Arifi, ka konfirmuar se Qeveria e ka pranuar letrën në fjalë për të cilën kryeministri do t’i kthejë përgjigje këtë të hënë.
“Letra nuk përmban asnjë rresht me ndonjë qëndrim që nuk është i njohur për qytetarët e Kosovës. Të gjitha qëndrimet e Qeverisë janë të njohura për qytetarët”, ka thënë Arifi për “Express”.