BE-ja ia jep Kosovës 26.5 milionë euro

20 nëntor 2020 | 14:13

Kryeministri Avdullah Hoti dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog kanë nënshkruar të premten një kontratë me vlerë prej 26.5 milionë euro që ka për qëllim përkrahjen e qeverisë në adresimin e pasojave ekonomike të shkaktuara nga pandemia Covid-19.

Me këtë rast, Szunyog ka thënë se në këto kohë të vështira BE-ja qëndron pranë Kosovës.

“Përkrahja emergjente e BE-së për Kosovën për ta ndihmuar që të përballet me pandeminë Covid-19 arrin në 160 milionë euro dhe kjo shifër nuk përfshin mbështetjen rajonale nga BE-ja që është më shumë se 400 milionë euro. Këto janë kohë të vështira, por ne jemi bashkë në këto kohë të vështira. E shfrytëzojë këtë mundësi që t’iu bëj thirrje të gjithëve që të bëjnë gjithçka që munden për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të virusit”.

Pagesa e parë prej 20.5 milionë pritet të realizohet para fundit të këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diego Godin është futbollisti i radhës i testuar pozitiv me…