BE-ja ia jep Serbisë 600 milionë euro për ndërtimin e hekurudhës Beograd-Nish
Komisionari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë i Bashkimit Evropian (BE), Oliver Varhelyi ka bërë me dije se BE-ja dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e rrjetit hekurudhor që do të lidh Beogradin me Nishin.
Varhelyi ka thënë se ky është një prej projekteve më të mëdha të transportit që do ta lidh Serbinë me Bashkimin Evropian.
Ndërkohë, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) i ka dhuruar Serbisë me një grant prej 600 milionë eurosh për ndërtimin e një pjese të hekurudhës me shpejtësi shumë të madhe.
Kjo ndihmë e BE-së vjen vetëm një ditë pasi në Bruksel janë takuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Temë e diskutimit ishte plani franko-gjerman, në të cilën palët janë pajtuar gojarisht rreth këtij plani.
Ndërsa nga ana e Bashkimit Evropian është paralajmëruar edhe një takim me tyre, më 18 mars në Maqedoninë e Veriut.
Signing the Rail Corridor X project #Belgrade – Nis:
Today we celebrate.
We celebrate the EU – Serbia partnership.
We celebrate the largest transport project connecting #Serbia to the #EU.
We connect, we grow & we thrive for the benefit of the 🇷🇸people & business. ⤵️ pic.twitter.com/EEyNBXMVEl— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) February 28, 2023