BE-ja ia lehtëson liberalizimin e vizave Bjellorusisë, reagon Pacolli
Parlamenti Evropian ka miratuar dy marrëveshjet që do të lehtësojnë liberalizimin e vizave për Bjellorusinë.
Kjo është përkrahur nga 634 eurodeputetë.
Lidhur me këtë lajm ka reaguar ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli.
Pacolli i ka pyetur ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe atë të Gjermanisë në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Christian Heldt, se çka kanë për të thënë.
“Përgëzime për Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare që kanë gjetur kurajën për të lëvizur përpara me lehtësimin e vizave për Bjellorusinë dhe që vazhdojnë të mbajnë Kosovën si vendin e vetëm të izoluar pa pasur mundësi të lëvizjes së lirë. Dëshiroj të shoh se çfarë Natalya Apostolova dhe Christian Heldt do të thonë tani”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Twitter”.
(M.Q /Epoka e re)