BE-ja ia ndanë Serbisë 93 milionë euro për sanimin e pasojave të koronavirusit

31 mars 2020 | 14:10

Komisioni Evropian do ta ndihmojë me 93 milionë euro Serbinë për kapërcimin e krizës me pandeminë e koronavirusit.

Lajmin e ka bërë me dije komisionari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”.

Komisionari Varhelyi n ka njoftuar se gjatë një bisede telefonike me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq i ka bërë të ditur edhe ndihmën e BE-së me mbi 93 milionë euro ndihma.

“Bisedova sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. BE-ja qëndron pranë partnerëve të saj në lutën kundër koronavirusit dhe do të ndihmojë Serbinë me mbi 93 milionë euro për nevoja të menjëhershme dhe për të zbutur pasojat socio-ekonomike të pandemisë”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Pastasellë të Komunës së Rahovecit, sot janë përkujtuar…