BE-ja investon 2.7 milionë euro në një shkollë në Graçanicë
14 shkurt 2022
| 11:59
Bashkimi Evropian (BE) ka investuar 2.7 milionë euro në një shkollë në Komunën e Graçanicës.
2.7 milionë euro është investimi i Bashkimit Evropian në ndërtimin e shkollës së mesme në Llapllasellë të Graçanicës.
Gjatë inaugurimit të shkollës, i pranishëm ishte edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili është shprehur i lumtur që kjo shkollë është ndërtuar me fonde të BE-së.
Sipas tij, arsimi do të jetë prioritet i tyre.
Ndërsa kryetarja e Komunës së Graçanicës, Ljiljana Subaric, e ka konsideruar ditë të rëndësishme inaugurimin e kësaj shkolle, teksa ka shtuar se e kanë pritur inaugurimin e kësaj shkolle për një kohë të gjatë.