‘BE-ja ka dhënë 1 milion euro grante për ta luftuar trafikimin me qenie njerëzore’

18 tetor 2018 | 11:10

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se Kosova ka një rol të jashtëzakonshëm si vend transit në luftën kundër krimit të organizuar.

Apostolova në konferencën e mbajtur sot dedikuar luftës kundër krimit të organizuar, ka thënë se Bashkimi Evropian është i përkushtuar për ta çrrënjosur trafikimin me qenie njerëzore.

“Trafikimi me qenie njerëzore është në kundërshtim me të gjitha të drejtat e njeriut. Grupet më të cenueshme në shoqëritë tona përfshinë më së shumti fëmijët. Aktiviteti i trafikimit në qenie njerëzore i kthen njerëzit në mallra dhe shkatërron jetën e tyre”, ka thënë ajo.

Apostolova ka theksuar se qartazi ka më shumë viktima të konsiderueshme se sa statistikat zyrtare.

“Me kalimin e viteve BE-ja ka vënë një kornizë ligjore të qëndrueshme dhe ka vendosur një strategji për ta çrrënjosur trafikimin me qenie njerëzore. Bashkimi Evropian mbështet Kosovën në këtë rrafsh. Kemi ofruar një 1 milion euro grante për projektin për të luftuar trafikimin me qenie njerëzore”, ka thënë Apostolova.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se trafikimit me…