BE-ja ka ngrirë 17 miliardë euro në asetet ruse
29 tetor 2022
| 16:52
Bashkimi Evropian ka ngrirë asetet ruse me vlerë rreth 17 miliardë euro, që kur Moska pushtoi Ukrainën, sipas komisionarit të BE-së për Drejtësinë, Didier Reynders.
“Deri më tani, pasuritë e 90 personave janë ngrirë, më shumë se 17 miliardë euro në shtatë shtete anëtare, duke përfshirë 2.2 miliardë euro në Gjermani”, tha Reynders.