BE-ja kërkon nga kompanitë e mëdha të internetit të luftojnë lajmet e rreme
29 janar 2019
| 15:48
Bashkimi Evropian (BE) ka kërkuar nga kompanitë “Facebook”, “Google” dhe “Twitter” të bëjnë më shumë në luftën kundër lajmeve të rreme.
Apeli ka ardhur në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.
Komisioni Evropian ka deklaruar të martën se gjigantët e internetit kanë arritur një përparim të caktuar, por duhet të forcojnë luftën në kuadër të dezinformimit.
Komisioni Evropian, ka thënë se janë të shqetësuar për disa oferta të cilat i kanë bërë kompanitë e teknologjisë për përcjelljen e njoftimeve politike. Mirëpo, ato sipas Komisionit Evropian nuk janë në dispozicion në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.