BE-ja kërkon që Kosova ta lejojë vizitën e Petkoviqit

16 dhjetor 2021 | 11:55

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që të lejojë vizitat e zyrtarëve serbë, të cilat janë në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara më herët.

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë se të dyja palët  duhet të zbatojnë marrëveshjen për vizitat zyrtare.

“Le të theksojmë sërish se presim që të dyja palët të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e kaluara, përfshirë marrëveshjen për vizitat zyrtare. Sipas marrëveshjes, të gjitha vizitat duhet të kryhen në atë mënyrë që e çojnë përpara procesin e normalizimit ose të kontribuojnë në punën e përgjithshme në kontekstin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne presim që palët t’i respektojnë këto udhëzime”, ka thënë Stano për KlanKosova.

Ai ka deklaruar se vizita e drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ishte njoftuar siç duhet në përputhje me marrëveshjen e arritur.

“Siç u ngrit kjo temë edhe nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell javën e kaluar në kuadër të Këshillit të Stabilizim Asociimit, ne i bëjmë thirrje Kosovës që të lejojë që të bëhen vizita zyrtare që përmbushin udhëzimet e mësipërme, përfshirë ato të drejtorit Petkoviq dhe i bëjmë thirrje Kosovës që të në këtë drejtim të rishqyrtojë vendimin e saj”, ka deklaruar ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky është holli i shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në…