BE-ja kërkon shtyrjen e datës së Brexitit, Johnsoni refuzon
31 mars 2020
| 10:13
Pavarësisht se Britania arriti një marrëveshje me Bashkimin Evropian për çështjen e Brexitit, ajo ka gjithsesi disa detyrime pasi duhet ta ndjekë sërish rregulloren e saj deri më 31 dhjetor 2020.
Në këtë kohë BE-ja kërkon arritjen e marrëveshjeve tregtare me Britaninë, që do t’i lërë asaj hapësirë edhe për bashkëpunim në të ardhmen.
Por me përhapjen e pandemisë së COVID në të gjithë botën, eurodeputetët i kërkojnë kryeministrit Boris Johnson që ta shtyjnë datën e Brexitit.
Por zëdhënësi i kryeministrit shprehet se nuk dëshiron shtyrjen e datës.
Marrëveshjet do të bëhen përmes videokonferencave.