BE-ja: Kosova dhe Serbia ende s’kanë marrë parafinancim nga Plani i Rritjes

27 mars 2025 | 15:25

Kosova dhe Serbia ende nuk kanë pranuar parafinancim në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian, ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Guillaume Mercier.

Gjatë një konference për medie, Mercier ka theksuar se procesi për Prishtinën dhe Beogradin është ende në vazhdim. Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë marrë parafinancim gjatë ditëve të fundit. “Mund të konfirmoj se në këtë fazë nuk ka parafinancim për Serbinë dhe Kosovën. Ka pasur parafinancim në fillim të kësaj jave dhe javën e kaluar për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por procesi është ende në vazhdim për të dy vendet për Kosovën dhe Serbinë”, ka thënë Mercier.

Sipas tij, një nga parakushtet kryesore për përfitimin nga ky fond është përparimi në dialogun mes dy vendeve. “Në fakt, në procedurën për Planin e Zgjerimit, ka një parakusht kur është fjala për Kosovën dhe Serbinë, që të angazhohen në dialog konstruktiv në kontekstin e marrëdhënieve, në këtë fazë nuk mund t’ju them nëse kushti është përmbushur apo jo”, ka thënë Mercier.

Guillaume Mercier - the return of Georgia to the EU accession path is firmly in the hands of the Georgian authorities - The EU remains ready to engage should Georgia reverse course

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zyrtari i MPJD-së, Emir Abrashi, ka bërë me dije se…