BE-ja krijon fondin e trazicionit energjetik
Presidentja e re e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot në Varshavë se BE-ja do të krijojë një fond special për tranzicionin energjetik, për të ndihmuar rajonet që varen nga karboni, që të heqin dorë nga energjitë fosile.
Von der Leyen premtoi gjithashtu se do të organizojë një konsultim të gjerë për të ardhmen e Bashkimit Evropian.
“Një investim gjigant do të jetë i nevojshëm në rajonet që duhet të zhvillojnë teknologjitë e reja dhe të rrisin punësimin, për këtë arsye do të krijojmë një Fond të Tranzicionit të Drejtë për të ndihmuar këto rajone”, deklaroi presidentja e KE-së gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Varshavë me kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki.
Polonia, një vend që varet nga karboni, ka qenë një prej vendeve të BE-së që ka bllokuar në qershor një marrëveshje që fikson datën 2050 si horizontin për një Uninon ku nuk ka aspak prodhim të gazeve me efekt serrë./ATSH/