BE-ja kundër tarifave të Trumpit: Nuk do të qëndrojmë duarkryq

27 shkurt 2025 | 16:19

Bashkimi Evropian (BE) ka paralajmëruar një kundërpërgjigje të fortë ndaj tarifave të reja që pritet të vendosë administrata e Presidentit amerikan ndaj shteteve evropiane, Donald Trump.

Komisioni Evropian ka reaguar pas deklaratës së Trumpit, i cili ka njoftuar se ShBA-ja do të vendosë një tarifë 25 për qind për importet nga BE-ja.

“BE-ja nuk do të qëndrojë duarkryq. Ne do t’i mbrojmë bizneset, punonjësit dhe konsumatorët evropianë nga tarifat e pajustifikuara”, është thënë në reagimin e KE-së, raporton “Reuters”.

Gjatë një deklarate për mediet, Trumpi ka konfirmuar se tarifat do të përfshijnë makinat dhe mallrat tjera evropiane.

“Në përgjithësi, tarifa do të jetë 25 për qind”, ka thënë ai, duke kujtuar edhe vendimin e mëparshëm për taksat mbi çelikun dhe aluminin e importuar nga BE-ja.

Presidenti amerikan ka akuzuar Bashkimin Evropian se ka dëmtuar ShBA-në me politikat e tij tregtare. “BE-ja u krijua për të dëmtuar Shtetet e Bashkuara. Ata e kanë bërë një punë të mirë deri tani, por tani unë jam president”, ka thënë Trumpi.

Vendimi i tij ka shkaktuar tensione mes ShBA-së dhe Evropës, duke rrezikuar marrëdhëniet ekonomike mes dy palëve. Sipas administratës amerikane, tarifat synojnë të barazojnë taksat që BE vendos mbi produktet amerikane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazi Shala shpall të pavlefshme diplomën e shkollës së mesme…