BE-ja mbështet Kosovën në përmirësimin në fushën e arsimit
11 qershor 2020
| 16:33
Ministri i Arsimit, Ramë Likaj ka zhvilluar të enjten takim virtual me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Duke pasur parasysh situatën me pandeminë Covid-19, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, takimi i parë mes tyre u zhvillua në distancë.
Ambasadorja Apostolova e uroi ministrin Likaj për detyrën e re dhe tha se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar që të mbështesë Kosovën në përmirësimin e mëtejmë në fushën e arsimit.
Ndërkaq, ministri Likaj e falënderoi ambasadoren Apostolova për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Bashkimi Evropian për Kosovën dhe për arsimin në veçanti, ndërsa theksoi nevojën e mbështetjes së mëtutjeshme në realizimin e programit qeveritar për arsim.
(Q.R / Epoka e re)