BE-ja me masa të reja kundër abuzimit seksual ndaj fëmijëve
08 qershor 2020
| 13:45
Komisioni Evropian ka reaguar për abuzimin seksual ndaj të miturve gjatë kohës së pandemisë.
Komisionerja për Çështje të Brendshme, Ylva Johansson ka deklaruar për gazetën gjermane “ELT” se KE-ja do të përgatit një paketë masash parandaluese dhe penale për vendet e BE. “Me këtë planifikohet një strategji e gjerë për një luftë efektive kundër abuzimit e shfrytëzimit seksual të fëmijëve”, ka deklaruar ajo.
Sipas Johannson planet parashikojnë një sërë iniciativash dhe masash ligjore. “Ligjet tona duhet të të veprojnë kur ato shkelen, dhe duhet të tregojnë, se vlerat tonë, vlejnë si në internet ashtu edhe në jetën reale”, ka deklaruar Johansson.