BE-ja me mesazh për Kurtin: Asociacioni të themelohet pa vonesa dhe pa parakushte
19 shtator 2023
| 10:33
Pas kritikave të djeshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Bashkimi Evropian, ka lëshuar një komunikatë relativisht të gjatë, ku ka kritikuar Kosovën dhe Serbinë në lidhje me tensionimin e situatës dhe vonesave në dialog.
Në këtë komunikatë, BE-ja i ka bërë thirrje Kosovës që të themelohet Asociacionin pa vonesa dhe pa parakushte.
“Puna për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe duhet të fillojë pa vonesa të metejshme dhe pa parakushte”, është në komunikatën e BE-së.