BE-ja, Ministria e Kulturës dhe UNDP ndihmojnë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës

25 prill 2023 | 14:16

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, Tomas Szunyog, ambasadori i BE-së në Kosovë, Hajrulla Çeku, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, vizituan në Prizren Katedralen e Zojës Ndihmëtare dhe Muzeun e Hidroelektranës.

Të dyja këto vende të trashëgimisë kulturore po restaurohen përmes projektit të financuar nga Shërbimi për Instrumentet e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian (FPI) dhe të zbatuar nga UNDP, i quajtur “Trashëgimia Kulturore si Shtytëse e Dialogut Ndërkomunitar dhe Kohezionit Social”.

“Trashëgimia e pasur kulturore e Kosovës është lidhja jonë me të kaluarën dhe mësuesi ynë për të ardhmen. Flet për tolerancën, miqësinë dhe bashkëjetesën, të cilat janë mëse të nevojshme në botën ku jetojmë”, ka thënë Szunyog, duke shtuar se përmes Instrumentit për Asistencë së Para-Aderimit, dhe Instrumentit të Politikës së Jashtme, BE-ja ka ndihmuar në restaurimin e 56 vendeve të trashëgimisë kulturore, duke përfshirë, ndër të tjera, xhamitë, kishat, vendet arkeologjike dhe kulturore dhe muzetë.

“Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të Kosovës për të gjitha komunitetet dhe gjeneratat që vijnë”, ka deklaruar Szunyog.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se…