BE-ja miraton tarifa të reja për makinat elektrike kineze
Vendet e Bashkimit Evropian (BE) kanë dhënë dritë jeshile për tarifat mbi 36 për qind për makinat elektrike kineze.
Siç raporton agjencia shtetërore italiane e lajmeve ANSA, në propozimin e Komisionit Evropian për vendosjen e tarifave të reja, dhjetë vende votuan pro, pesë votuan kundër dhe 12 abstenuan.
Një shumicë e cilësuar pro ose kundër propozimit për vendosjen e tarifave përfundimtare u arrit dhe për këtë arsye vendimi iu la komisionit, i cili siguron se do të “vazhdojë të punojë shumë me Pekinin për eksploruar një zgjidhje alternative që duhet të jetë plotësisht në përputhje me Organizatën Botërore të Tregtisë.
Agjencia italiane e lajmeve pohoi se Komisioni Evropian e sheh zhvillimin një hap të mëtejshëm përpara drejt përfundimit të hetimit kundër subvencioneve nga shteti kinez për prodhuesit e makinave elektrike.
Sipas raportit, Italia dhe Franca ishin ndër vendet që votuan pro, Gjermania ishte një nga pesë vendet që votuan kundër, ndërsa Spanja abstenoi.