BE-ja: Ndërtimi i stacioneve policore në toka private dhe shoqërore në veri të Kosovës, shqetësues

12 maj 2023 | 11:34

Bashkimi Evropian (BE) ka reaguar në lidhje me shpronësimet që janë duke u bërë në komunat veriore të Kosovës.

Përmes një reagimi dërguar mediave nga Shërbimi Evropian i Politikës së Jashtme (EEAS) është thënë se BE-ja ka shqyrtuar vendimin preliminar të qeverisë për shpronësimin e tokës për interes publik në komunat Leposaviq dhe Zubin Potok,

“Çdo shpronësim është i ndjeshëm për nga natyra, prandaj procedurat ligjore parashikojnë hapa të tillë si njoftimi paraprak dhe informacioni gjithëpërfshirës i pronarëve të pronave, e drejta e tyre për të paraqitur komente mbi shpronësimin e kërkuar, mundësia e një mjeti të përshtatshëm juridik dhe kompensimi adekuat i tyre para se procesit të përfundojë”.

“Ndërtimi i katër bazave të Policisë së Kosovës në tokë private dhe shoqërore – në disa raste para fillimit të procedurave të shpronësimit – ngre shqetësime për të drejtat pronësore në veri të Kosovës dhe duhet të adresohet në mënyrë adekuate nga autoritetet”, është thënë në reagimin e EEAS-it.

BE-ja ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës “që t’i përmbahen rreptësisht procedurave ligjore” në shpronësimin e pronës së paluajtshme, të bëjnë të pamundurën për të siguruar që të ndiqet procesi i rregullt dhe se të drejtat pronësore të pronarëve dhe bartësve të interesit të prekur duhet të respektohen plotësisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht humbjes nga Roma në ndeshjen e parë gjysmëfinale të…