BE-ja ndihmon Maqedoninë e Veriut me 66 milionë euro

25 mars 2020 | 10:53

Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Samuel Zhbogar, njoftoi në “Twitter” se Bashkimi Evropian do ta ndihmojë Maqedoninë në luftën kundër koronavirusit me 66 milionë euro. “Ne jemi së bashku në luftën kundër këtij virusi të keq. Në këtë kohë të vështirë BE-ja do ta mbështesë Maqedoninë e Veriut me katër milionë euro për nevoja urgjente, 50 milionë euro për rimëkëmbje socio-ekonomike, nëntë milionë euro për sektorin privat, tre milionë euro për mbështetje të drejtpërdrejtë të buxhetit”, ka shkruar Zhbogar në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip…