BE-ja, në rrezik nga recesioni
Vendet e Bashkimit Evropian nuk kanë të njëjtat resurse financiare për të dalë nga recesioni që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit. Sipas komisionarit të BE-së për ekonominë, Paolo Xhentiloni, ndasitë dhe disbalancat financiare mes shteteve kërcënojnë vetë ekzistencën e unionit.
Koronavirusi rrezikon ekzistencën e Bashkimit Evropian pasi dalja jo e njëjtë nga recesioni prej pandemisë ka për t’i përçare shtetet anëtare.
Paolo Xhentiloni, komisionari i BE-së për ekonominë, deklaroi se jo të gjitha vendet kanë të njëjta resurse për të përballuar shokun ekonomik.
Shtetet e prekura nga Covid-19, si Greqia, Italia, Spanja dhe Kroacia parashikojnë ulje deri 9 për qind të ekonomive të tyre në vitin 2020, ndërsa Gjermania pret tkurrje përkatësisht me 6,5 për qind.
Situata e zhbalancuar me kërkesat që i drejtohen Komisionit për ndihma shtetërore kundër krizës gjithashtu rrezikon të nxitë ndasitë mes vendeve.
“Është e qartë se shtetet do e rimarrin veten në mënyrë uniforme dhe kjo krijon rreziqe për tregun e eurozonës. Unë madje do e cilësoja si një kërcënim ekzistencial për themelet e Bashkimit. Dhe po ta shohim me sy më optimist, nuk është vetëm një kërcënim ekzistencial por edhe një mundësi historike për të mbushur boshllëqet tona me instrumentet ekonomike dhe politikat fiskale,” u shpreh ish-kryeministri italian, Xhentiloni, në një intervistë për gazetat evropiane.
Komisioni si organ ekzekutiv i BE-së po përpilon një plan rimëkëmbjeje më vlerë 1 trilionë dollarë për pandeminë në Evropë.
Bilanci do jetë pjesë e buxhetit shtatëvjeçar të unionit, por fuqitë e kontinentit, Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja ende nuk po arrijnë kompromis rreth idesë nëse fondi u duhet shpërndarë anëtarëve si kredi apo si grante për sektorët.
Opsioni i kredive i mbështetur nga Gjermania dhe vendet nordike.
Trajektorja e pandemisë në shtetet e BE-së ka hyrë në fazën rënëse nga fillimi i prillit, por numri i të infektuarve mbetet i lartë, mbi 1 milion, teksa më shumë se 150 mijë evropianë kanë humbur jetën. /Ora News.tv/