BE-ja në vitin 2021 do të kryesohet nga Portugalia dhe Sllovenia
31 dhjetor 2020
| 19:49
Gjatë vitit 2021, Bashkimi Evropian, do të kryesohet nga Portugalia dhe Sllovenia, shtete këto që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Portugalia do të marrë udhëheqjen e BE-së nga 1 janari i vitit 2021, dhe në gjashtë mujorin e udhëheqjes nga ky shtet nuk pritet ndonjë progres sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.
Kjo pasi në planin e Portugalisë të publikuar Ballkani Perëndimor s’është në prioritet nga ky shtet.
Pjesën e dytë të vitit BE do të udhëhiqet nga Sllovenia, e cila për shkak të afërsisë pritet që të ketë në agjendë çështjen e Ballkanit Perëndimor.