BE-ja: Negociatat për zgjidhjen e krizës në veri nuk kanë përfunduar

29 shtator 2021 | 19:54

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka pohuar se dialogu mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga BE-ja nuk ka përfunduar dhe se po vazhdojnë negociatat për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës.

“Takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga Miroslav Lajcak në Bruksel nuk ka përfunduar, negociatat vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës”, ka thënë Stano.

 

Njoftimi i tij përmes rrjetit social “Twitter” u bë pak kohë pasi zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, që njëherësh është edhe shef i delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, tha se është arritur një draft me disa pika që do të mundësojnë zgjidhjen e përkohshme të situatës në veri, mirëpo që, sipas tij, dokumenti ende pret miratimin e Beogradit.

Bislimi nga Brukseli thotë se është arritur pajtim mes palëve për targat

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Suedia sot po hyn në katërtin nga pesë hapat në…