BE-ja nuk lejon importin e qumështit të Serbisë, pasi ka stubstanca helmuese kancerogjene
Bashkimi Evropian nuk e lejon importin e qumështit të Serbisë, për shkak të substancave të helmueshme, kancerogjene, alfatoksinë në qumësht, i cili në BE lejohet të pihet vetëm nëse është me normë 0.05 mikrogram alfatoksinë.
Qumështi i Serbisë përmbanë alfatoksinë pesë herë më të lartë se norma e lejuar, 0,25 mikrogram për litër, gjë që vendet e BE-së me kohë i kanë marrë masat për ta ndaluar, transmeton ekonomi-biznes.
Nuk dihet se në Kosovë cili qumësht është importuar dhe Agjencioni i Veterinarisë dhe Ushqimit a është në dijeni për këtë skandal, pasi në tregun e Kosovës është importuar sasi e madhe e qumështit të Serbisë.
Skandali është edhe më i madh, duke pasur parasyshë që në Kosovë kemi prodhues cilësor dhe kemi lejuar të importojm dhe konsumojmë këto produkte të dyshimta dhe të rrezikshme për shëndetin e popullatës.
Por kjo nuk duket të jetë shqetësim për ministrat e qeverisë së Serbisë, pasi ata u munduan të arsyetojnë ndalimin e importit në vendet e BE-së, njoftojnë mediat në Serbi.
Sipas Ministrit të Bujqësisë së Serbisë Branisllav Nadimoviq, qumështi është në gjendje të rregullt, por në BE rekomandohet të jetë me standarde të tjera. “Mu për shkaqe të sigurisë dhe shëndetit, BE nuk lejon që të importohet qumështi nga Serbia deri sa niveli i aflatoksinëës të zvogëlohet”, ka thënë ish-sekretari krahinor për bujqësi, Goran Jesic.
Portali “N1”, përkujton se afera me aflatoksinë e ka tronditur Serbinë në vitin 2013, kur janë gjetur sasi të mëdha të misrit dhe qumështi të kontaminuar me këtë helm. Aferës i ka dhënë fund qeveria duke e ngritur nivelin e lejuar të kësaj substance në qumësht.